Lajme
Në Zvicër arrestohet ish pjesëtari i UÇPMB-së nga Presheva
Nuhiu, bashkë me shtatëmbëdhjetë shqiptarët e tjerë nga Lugina e Preshevës janë të akuzuar si të ashtuquajtur "Grupi i Gjilanit"
Nën akuzën për krime lufte të ngritur nga prokuroria serbe kohë më parë ndaj 17 shqiptarëve, ish-luftëtarë nga Lugina e Preshevës, në një aksion të ndërmarrë të forcave speciale të policisë zvicerane është arrestuar në Veve të kantonit Vaud të Zvicrës Shemsi Nuhiu, nga Presheva, ish-pjesëtar i UÇPMB-së.
Nuhiu, bashkë me shtatëmbëdhjetë shqiptarët e tjerë nga Lugina e Preshevës janë të akuzuar si të ashtuquajtur “Grupi i Gjilanit” nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd, për krime lufte, kinse të kryera ndaj serbëve, romëve dhe ndaj ndonjë shqiptari lojal, gjatë periudhës kohore mesi i qershorit dhe fundi i tetorit të vitit 1999.
Burimet nga Zvicra thonë se në kohën e arrestimit Nuhiu ishte në banesën e tij në Veve, ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët e tij. Ndërkohë, autoritetet zvicerane nuk kanë bërë të ditur nëse ai do të ekstradohet në Serbi, apo do të ngritët procedura gjyqësore ndaj tij, në Zvicër.
Me gjithë interesimin e vazhdueshëm të familjarëve dhe përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës, nuk janë dhënë informata për Nuhiun se në cilën qendër të burgut mund të ndodhet i arrestuari, e as nëse do të ekstradohet në Serbi apo jo.
Ndryshe, në aksionin spektakular të xhandarmerisë serbe më 26 dhjetor të vitit 2008 ishte bastisur edhe shtëpia e Shemsi Nuhiut në Preshevë, ndërkohë që atëbotë në mungesë të Shemsiut, ishte arrestuar i vëllai i tij.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












