Shkurt.ch
Në Zvicër, çmimet e ushqimeve, 72% më të larta se mesatarja e BE-së
Ndërsa kur është fjala te mishi, çmimi i tij në Zvicër është madje për dy herë e gjysmë më i shtrenjtë se në mesataren e BE-së
Çmimet e artikujve ushqimorë dhe të pijeve, të shikuara pavarësisht nga kriteri i fuqisë blerëse, në Zvicër janë mesatarisht për 72 për qind më të larta se mesatarja e vendeve të BE-së. Kjo gjendje është regjistruar në vitin 2015, dhe statistika është publikuar të premten, më 27 janar 2016 nga Eurostat-i, shkruajnë mediat zvicerane
Vetëm Norvegjia i afrohet deri diku Zvicrës në këtë drejtim: atje çmimet e artikujve të përmendur janë për 60 për qind më të larta se mesatarja e BE-së, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në mesin e vetë vendeve anëtare të BE-së, Danimarka, si shteti më i shtrenjtë i kësaj bashkësie, “i ik” mesatares për 45 për qind.
Vështruar sipas grupeve të produkteve, në Norvegji vetëm pijet dhe prodhimet e duhanit kushtojnë diç më shumë se në Zvicër. Por, te artikujt ushqimorë, Zvicra pothuajse te të gjitha mostrat e zgjedhura për krahasim i ka çmimet qartas më të lartat në Evropë. Ndërsa kur është fjala te mishi, çmimi i tij në Zvicër është madje për dy herë e gjysmë më i shtrenjtë se në mesataren e BE-së.
Ndër vendet fqinje të Zvicrës, Gjermania me 3%, Franca dhe Italia me nga 9% janë vetëm pak mbi mesataren e BE-së sa i përket lartësisë së çmimeve.
Nga ana tjetër, çmimet më të ulëta të artikujve ushqimorë dhe pijeve janë në vendet e Evropës Lindore dhe në Ballkan, përcjell albinfo.ch. Kështu, në Poloni, Rumani, Shqipëri dhe Bullgari, shporta e njëjtë e artikujve në fjalë kushton në mes 60 dhe 70 për qind nën mesataren evropiane.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










