Shkurt.ch
Në Zvicër jetojnë 1 milion e 886 mijë të huaj
Bilanci në mes të të ardhurve dhe të ikurve gjatë tetorit ka qenë për 11791 plus ndërsa gjatë nëntorit 7053 minus
Trendi që shënon më shumë të huaj që vijnë në Zvicër se sa që e braktisin atë, ka vazhduar edhe gjatë tetorit dhe nëntorit të vitit që po e lëmë pas. Kështu bilanci në mes të të ardhurve dhe të ikurve gjatë muajit tetor ka qenë për 11791 plus, gjegjësisht në favor të të ardhurve, që, në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë është për 27 për qind më i madh.
Ndërsa gjatë muajit nëntor janë shënuar 7053 ardhje më pak në krahasim me ata që kanë braktisur Zvicrën ose për 26.2 për qind më pak të ardhur se në muajin nëntor 2012, njofton Zyra Federale për Migracion (BFM).
Numri i përgjithshëm i të huajve që jetojnë në Zvicër rezulton 1 milion e 886 mijë veta.
Gjatë këtyre dy muajve janë dhënë 9500 leje qëndrimi të përkohshëm (Viza B) për të punësuar nga vendet e 17-shit të BE-së, shkruan news.ch. Për arsye se Qeveria Federale në muajin prill pati aktivizuar të ashtuquajturën “klauzolë ventil” për vendet e përmendura, për çdo tremujor numri i vizave të përmendura që lëshon Zvicra nuk mund të kalojë mbi 13428 sish.
Marrë në tërësi, gjatë vitit 2012 numri i popullatës së huaj në Zvicër është rritur për 53 mijë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












