Sport
Në Zvicër kritikohet Sadiku
“Ajo që ndodhi me penalltinë ishte e pakuptimtë, si në çerdhe të fëmijëve! Të isha në vend të Forte do të ndaloja Sadikun dhe Rodriguez të gjuanin përsëri penallti në të ardhmen”, deklaroi Kubilay Turkyilmaz
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku kishte një përplasje me bashkëlojtarin e tij, Rodriguez për penalltinë në ndeshjen ndaj Villarrealit. Megjithatë, sjellja e dy futbollistëve është kritikuar në Zvicër, ku gjest i tyre ka bërë jehonë të madhe, shkruan albinfo.ch.
Presidenti i Zurichut, Ancillo Canepa, ndonëse ka kritikuar më shumë Rodriguez për papërgjegjshmërinë me të cilën vendosi të gjuante vetë, i ka tërhequr ‘veshin’ edhe Sadikut i cili në atë moment u zu me shokun e skuadrës.
“Trajneri Forte tha pas ndeshjes se do të kishte padyshim probleme nëse topi nuk do të kishte përfunduar në rrjetë dhe ai kishte të drejtë. Këtë situatë do ta trajtojmë përsëri”, theksoi Canepa, duke folur pastaj për Sadikun dhe faktin se ai nuk pranoi t’u fliste gazetarëve pas ndeshjes.
“Armando është shumë emocional dhe ambicioz. Kjo është edhe një prej pikave më të forta të tij në fushën e lojës. Megjithatë, ai ishte i ndërgjegjshëm se 10 minuta para fundit të lojës, po bënte një gjë të pakuptimtë. Do të talleshin të gjithë nëse nuk shënohej? Robi e dërgoi topin në rrjetë. Fati i buzëqeshi”, deklaroi presidenti i Zurichut.
Ndërkohë, ish-sulmuesi zviceran, Kubilay Turkyilmaz, e cilësoi si të papranueshme sjelljen e dy futbollistëve. “Ajo që ndodhi me penalltinë ishte e pakuptimtë, si në çerdhe të fëmijëve! Të isha në vend të Forte do të ndaloja Sadikun dhe Rodriguez të gjuanin përsëri penallti në të ardhmen”, deklaroi ish-sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












