Lajme
Nën cilat kushte mund të ekstradohet Ramush Haradinaj në Serbi?
“Franca nuk mund ta ekstradojë atë, nëse vlerëson se akuzat janë politike apo nëse vjen në përfundim se procesi mund të shndërrohet në proces politik”
Drejtori ekzekutiv i Dhomës Ndërkombëtare të Avokatëve, Mark Ellis, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, theksoi se Serbia dhe Franca kanë 40 ditë afat që ta shqyrtojnë rastin Haradinaj, i cili ndodhet në paraburgim në Francë, ku është arrestuar para tri ditësh në bazë të një fletarrestimi të Serbisë të vitit 2004.
“Gjyqi mund të sjellë vendimin në çdo kohë, por në bazë të Konventës Evropiane për Ekstradim ekziston periudha prej 40 ditësh që i mundëson Serbisë dorëzimin e dokumentacionit përkatësisht parashtrimin e kërkesës për ekstradim. Gjyqi vendos brenda 40 ditësh. Përndryshe ai do të lirohet”, thotë Ellis.
Ai mendon se vendimi i Gjykatës së Hagës në rastin e Ramush Haradinajt është shumë relevant dhe se është shumë e mundur që Franca ta lirojë atë po qe se akuzat janë po të njëjtat për të cilat e liroi Gjykata e Hagës.
“Mendoj se Serbia do të dorëzojë dokumentacionin “prima facie” (”e provave të dukshme”) (dëshmi logjike pa qenë e nevojshme patjetër verifikimi i tyre – përkthyesi), të cilat provojnë juridiksionin e Serbisë për to dhe që do të dallonin nga ato të Gjykatës së Hagës”, thekso ai.
Por, nëse bëhet fjalë për të njëjtat akuza, atëherë ai nuk sheh arsye të ekstradimit të tij në Serbi.
Si një çështje tjetër ai përmend brengën e mundshme të Francës për atë se akuzat mund të jenë politike, e cila gjë ndalohet sipas Konventës Evropiane për Ekstradim.
“Franca nuk mund ta ekstradojë atë, nëse vlerëson se akuzat janë politike apo nëse vjen në përfundim se procesi mund të shndërrohet në proces politik”, theksoi ai.
Në lidhje me kërkesën e avokatëve të Haradinajt për lirimin e tij me kusht, Ellis theksoi se gjykata franceze mund të vendosë në bazë të ligjeve të saj në favor të kësaj kërkese, me çka Haradinajt do t’i merrej pasaporta dhe do t’i kufizohej lëvizja.
“Unë dyshoj se ai në fund do të ekstradohet në Serbi. Patëm të njëjtin rast në Slloveni, e cila nuk deshi ta ekstradojë”, theksoi ai.
Ai thekson gjithashtu se Franca do ta ndiejë “natyrën politike” të kësaj çështjeje, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për ish-kryeministrin, i cili do të ballafaqohej me gjykim në kushte kontradiktore.
“Evropa është e interesuar që Serbia dhe Kosova të forcojnë marrëdhëniet dhe ekstradimi i tij në Serbi do të kishte vërtet ndikim negativ në këtë”, theksoi ai.
Ellis theksoi se edhe mundësinë që Serbia të pranojë se bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme politike dhe të kërkojë që Franca ta bëjë burgosjen, ta ngritë aktakuzën dhe ta bëjë gjykimin në bazë të parimeve universale të juridiksionit për krime të luftës.
“Nëse bëhet fjalë për krime të luftës, atëherë ato paraqesin bazë për zbatimin e juridiksionit universal ndërkombëtar për të cilën gjë mund ta bëjnë të gjitha vendet”, konstaton Ellis.
B92, përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes











