Lajme
Stokholm: Shfaqet filmi dokumentar “Ullmar Qvick, ambasador i kulturës shqiptare në Suedi”
Nën patronatin e Ambasadës së Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me rrjetin shqiptaro-suedez, u shfaq filmi dokumentar “Ullmar Qvick – Ambasador i Kulturës Shqiptare në Suedi – portret kulturor”, në regjinë e znj. Fitore Rubovci, shkruan albinfo.ch.
Ambasadorja Shkëndije Geci-Sherifi, në fjalën e saj të rastit, ndër të tjera tha se kontributi i albanologut Ullmar Qvick jo vetëm në promovimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, por edhe në afirmimin e çështjes shqiptare në qarqet intelektuale suedeze çmohet lart dhe ai me të drejtë gëzon epitetin Ambasador i Kulturës Shqiptare. Vetë prania e z. Ullmar Qvick e bëri madhështore këtë ngjarje kulturore, ndërkohë që fjala e tij drejtuar publikut zgjoi një emocion të jashtëzakonshëm. Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe ambasadori i Shqipërisë, z. Virgjil Kule, si dhe përfaqësues të shumtë dhe figura eminente të diasporës shqiptare, si Shqiptar Oseku, Shuquri Sejdiu etj., të cilët gjithashtu shprehën mirënjohje për veprimtarinë dhe kontributin e albanologut Ullmar Qvick.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













