Sport

Nëna e Taulantit dhe Granitit, me dy zemra në gjoks

Pas Granitit dhe Taulantit, personi që më së rëndi e ka ndjerë përballjen e dy futbollistëve në fushën e gjelbër në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, dje në Lens,  ka qenë sigurisht nëna e tyre. Për të qenë e drejtë me të dy djemtë, ajo ka veshur një fanellë që ka vend për të dy djemtë e saj. Aty shkruan vetëm:  “Xhaka” dhe duket shqiponja dykrenore e Flamurit Shqiptar ngjitur me kryqin e bardhë të Flamurit të Zvicrës. Kaq e thjeshtë është, nuk ka nevojë më shumë për një zemër nëne.

Pranë saj në fotografi shihet edhe e fejuara e Granitit.