Kosova
Nënkryetari i Listës Serbe – Kurtit: Koha do të tregojë se kush do të paguajë në fund
Pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ka reaguar nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Listes Serbë në rrjetin social Facebook, thuhet se Kurti nuk do dialog e as paqe, por konflikt e hakmarrje.
“Kërcënimi që i dërguat sot nga Brukseli Listës Serbe dhe në radhë të parë popullit serb tregon qartë se ju Albin Kurti nuk doni dialog, nuk doni paqe, por doni konflikte dhe hakmarrje ndaj atyre që nuk mund t’i blini apo thyeni. Dhe prandaj shfaqni ankthin dhe fytyrën tuaj të vërtetë para syve të gjithë komunitetit ndërkombëtar sot”, thuhet në reagim, shkruan albinfo.ch.
Sipas Radoiçiqit zgjedhjet në veri nuk u mbajtën pasi Kurti me njësinë speciale të Policisë, rrahën serbët.
“99.9% e popullit serb vendosi të mos shkojë në zgjedhje nën presionin e çizmeve të forcave tuaja speciale, të cilat kanë gjakun e serbëve që i pushkatuan dhe i rrahën dhe Lista Serbe e ndoqi atë vendim sepse ishte dhe do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj”, u shpreh ai.
Ai deklaroi se me këtë rast, janë të vetëdijshëm se i ashtuquajturi kërcënim nuk është naiv sepse siç tha ai në periudhën e kaluar keni treguar se mund të shkaktoni kaos, të nxisni konflikte dhe urrejtje, të abuzoni me institucionet dhe të persekutoni serbët me to pa asnjë prove.
“Nëse je vetëm një pushtues tjetër që mendon se mund ta nënshtrojë me forcë popullin serb, duhet të keni parasysh se ne jemi më shumë sesa mund të na arrestoni… Albin Kurti, si të gjithë pushtuesit, mund të bësh si të duash, por jo sa të duash. Koha do të tregojë se kush do të pësojë dhe do të paguajë në fund”, thuhet në reagimin e Radoiçiq në faqen zyrtare të Listës Serbe.
E-Diaspora
-
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve Komuna druan se dikush nga jashtë mund të ketë interes për xhaminë. Drejtuesi i projektit thotë:... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër Është e vështirë të krahasosh cilësinë e jetës në pjesë të ndryshme të Zvicrës, por një... -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit













