Kosova
Nënkryetarja e Zveçanit fajëson Listën Serbe dhe “Brigadën e Veriut” për djegien e lokalit të saj
Pas djegies së lokalit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, kjo e fundit ka thënë se sulmet e tilla ndaj serbëve ndodhin nga vetë serbët.
“Motivi, sipas meje, është se unë jam zëvendëskryetare e kryetarit të Komunës së Zveçanit. U kam ndihmuar shumë njerëzve që të punësohen, u kam ndihmuar edhe me ndihma të tjera në kuadër të Komunës së Zveçanit. Arsyeja kryesore që më është djeg lokali është se u kam ndihmua serbëve të Kosovës të punësohen në Komunën e Zveçanit dhe serbëve nuk u konvenon që serbët të punësohen në institucionet e Kosovës”, ka thënë ajo.
Tomaniqi ka fajësuar “Brigadën e Veriut” e Listën Serbe dhe thotë se nuk ekziston një palë e tretë.
“Kjo është marre për ata serbë, të cilët na i bëjnë këto gjëra neve serbëve dhe mendojnë se ne nuk duhet të punojmë në institucionet e Kosovës. Sepse janë mësuar që të punojnë vetëm në kushte të dhunës dhe në kushte të kërcënimeve dhe gjithashtu po e potencoj se absolutisht nuk frikësohem. Isha frikësuar po të më dilnin përballë edhe të më kërcënonin, por jo kështu të fshehur mbas shpine”, ka thënë Tomaniq.
Zëvendësdrejtori i Policisë në Rajonin e Veriut, Veton Elshani, thotë se hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e rastit.
“Policia e Kosovës është informuar se mbrëmë 30 minuta pas mesnate ka ndodhur një zjarr në qendër të Zveçanit ku një lokal është dëmtuar, menjëherë kemi reagua në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikës. Dëme të konsiderueshme materiale ka në atë vend, mirëpo nuk ka të lënduar. Ne momentalisht jemi duke punuar në drejtim të ndriçimit të rastit dhe nuk kemi persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.
Vënia e flakëve në objektet në pronësi të nënkryetares Tomaniq, sipas kryeministrit Albin Kurti, është akt terrorist e kriminal.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












