Kosova
Nëntë boksierë kosovarë pritet të paraqiten për Evropianin në Beograd
Federata e Boksit e Kosovës ka paraqitur nëntë boksierë për Kampionatin Evropian që do të mbahet prej 15 deri më 29 prill në Beograd të Serbisë.
“Ne jemi plotësisht të gatshëm të garojmë në Evropian. Ekipin e kemi paraqitur dhe tani presim hapin e radhës nga përgjegjësit. Kushti i vetëm nga ana jonë është që të garojmë të barabartë me të gjitha vendet e tjera. Pra, që të shfaqen të gjitha simbolet e shtetit të Kosovës. Të shohim. Jemi në pritje”, ka thënë për KOHËN Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
Bashkim Bajoku, Lorent Murati, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Jozef Rrasi, Taulant Jakupi, Donat Syla e Shpejtim Shabani janë boksierët e përzgjedhur për Evropian. Është paraqitur edhe boksierja Donjeta Sadiku.
Një muaj më parë, Federata e Boksit e Kosovës i është drejtuar me letër zyrtare Unionit Evropian të Boksit (EUBC). Me përmbajtjen e letrës janë njoftuar edhe Federata Botërore e Boksit Amator (IBA) dhe Federata e Boksit e Serbisë, si organizatore teknike e Evropianit.
“Kërkojmë nga Konfederata Evropiane e Boksit që të zbatohen masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësi të barabartë për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, nacionaliteti apo çdo karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim. Ne besojmë se Kampionati Evropian i Boksit në Beograd mund të shërbejë si një fener shprese dhe uniteti, duke shfaqur frymën e vërtetë të boksit në botë”, shkruan në letrën e federatës kosovare për EUBC-në.
Përgjigjja deri më tani ka munguar dhe kjo po merret si shenjë që pjesëmarrja e barabartë e boksierëve kosovarë nuk pritet të lejohet.
“Ka një muaj që kemi dërguar letrën, me të cilën janë njoftuar edhe institucionet e vendit. Por deri më tani nuk ka përgjigje. Shpresojmë se do të ketë ndonjë lëvizje ditët e ardhshme”, ka shtuar Latif Demolli.
Kampionati Evropian është prej ngjarjeve kryesore të vitit në boksin amator.
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










