Shkurt.ch
Nestle, e 21-ta në mesin e 100 kompanive më të fuqishme në botë
Edhe kompanitë e mëdha farmaceutike zvicerane si Roche dhe Novartis janë gjetur mirë në këtë listë. Ato janë radhitur në vendin e 28-të gjegjësisht 35-të
Në ranglistën e 100 kompanive më të fuqishme në botë, të realizuar nga kompania konsultative EY, vendin e parë e ka zënë gjiganti i kompjuterëve Apple. Në vendin e dytë është kompania amë e Google-s, tashmë Alphabet dhe në të tretin, Microsoft.
Llogaritur për nga vlera e tyre në bursa, 14 kompanitë më të mëdha janë nga SHBA-ja.
Në mesin e 100 kompanive udhëheqëse janë shumë banka, ndërmarrje sigurimesh dhe kompani investuese nga SHBA, Kina etj.
Është interesante se Zvicra e vogël radhitet mjaft mirë në këtë ranglistë. Kështu kompania më e vlefshme zvicerane është prodhuesi i madh i ushqimit, Nestle, e cila zë vendin e 21 në mesin e 100 kompanive më të fuqishme në botë. Edhe kompanitë e mëdha farmaceutike zvicerane si Roche dhe Novartis janë gjetur mirë në këtë listë. Ato janë radhitur në vendin e 28-të gjegjësisht 35-të.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












