Shkurt.ch
Nga 1 janari 2014 vozitja me drita gjatë ditës
Nga 1 janari 2014 në Zvicër do të jetë e detyrueshme gjatë ditës ngasja e automjetit me dritat kyçur, përndryshe do të dënoheni me një gjobë prej 40 sfr.
Tash e tutje do të gjobitesh nëse i jep makinës me drita fikur jo vetëm gjatë natës, por edhe në një ditë plot diell në Zvicër.
Për shoferët tashmë është e obliguar që edhe gjatë ditës ngasja e automjetit të bëhet me drita. Rregulli i ri ka për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore. Kush nuk i përmbahet këtij rregulli do të gjobitet me 40 franga.
Edhe ashtu automjetet e reja tashmë kanë kyçjen automatike të dritave që nga shkurt i 2011. Dritat duhet të fiken vetëm te automjetet e modelit të vjetër.
Vozitja me dritat gjatë ditës është një kontribut për përmirësimin e sigurisë rrugore, sidomos për pjesëmarrësit që janë të rrezikuar në komunikacion si: çiklistët dhe këmbësorët.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











