Shkurt.ch
Nga alkooli vdesin 3.3 milionë njerëz
Nga pasojat e konsumit të tepërt të pijeve alkoolike gjatë vitit 2012 kanë vdekur më shumë se tre milionë njerëz, më shumë se nga AIDS-i e tuberkulozi, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH - WHO), duke u kërkuar autoriteteve të bëjnë përpjekje më të mëdha kur është fjala për këtë problem
Më shumë se 200 sëmundje janë të lidhura me konsumin e alkoolit, thuhet në raportin e OBSH-së, duke shtuar se ky trend negativ mund të rritet duke pasur parasysh faktin se nga efekti i përdorimin të tepruar të alkoolit në vitin 2005 kanë vdekur 2.5 milionë njerëz.
Sipas OBSH-së, çdo person më i moshuar se 15 vjet konsumon 6.2 litra alkool të pastër, por më pak se gjysma e popullsisë në botë, ose rreth 38 për qind pi me të vërtetë alkool, kështu që ata që e pinë konsumojnë çdo vit rreth 17 litra alkool të pastër.
Njerëzit me një gjendje financiare jo të mirë janë prekur shpesh nga pasojat sociale dhe shëndetësore të konsumit të alkoolit.
Sipas raportit për konsumin e alkoolit, ku janë të përfshira 194 vende dhe rajone, thuhet se disa prej tyre kanë filluar të punojnë në forcimin e masave që do të sugjerojnë dëmet e alkoolit.
Këto përfshijnë rritjen e taksave për pijet alkoolike, duke rritur kufirin e moshës për blerjen e tyre dhe të rregullimit të tregut.
OBSH arriti në përfundim se shumica e vendeve duhet të marrë hapa të ngjashëm.
Ndër të tjera, ajo duhet të forcojë vetëdijen për efektet e dëmshme të alkoolit mbi shëndetin.
Nga perspektiva globale, më së shumti konsumojnë evropianët. Për shembull, një e katërta e meshkujve rusë vdesin pa i mbushur pesëdhjetë vjet, në pjesë e madhe për shkak të alkoolit.
Në mesin e të anketuarve pranuan se konsumojnë tri ose më shumë shishe vodka në ditë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












