Lajme
Nga e premtja hapen tregjet e Krishtlindjes në Vjenë
Nga 10 nëntori ( e premte) 2022, tregjet e Krishtlindjes në Vjenë do të hapin sërish dyert e tyre. Ato do të mbesin të hapura deri më 26 dhjetor 2022, njofton albinfo.at
Vjena është pa diskutim një nga qytetet që zbukurohet më së miri në Evropë për gjatë “kohës së ardhjes”: Kryeqyteti austriak këtë vit feston 300-vjetorin e tregjeve të Krishtlindjes. Më këtë rast, 17 tregje dhe mbi 900 tezga (stände) do të janë të disponueshme për të pritur vizitorët duke ofruar argëtim, kënaqësi kulinare dhe shumëllojshmëri të ushqimeve dhe pijeve si dhe mundësi të shumta të blerjeve. Tregje të Krishtlindjes do të hapen edhe nëpër sheshe dhe qendra të ndryshme të qyteteve në Austri, shkruan albinfo.at.

Pija e preferuar – punsch
Sipas Zyrës së Tregut të Vjenës, asnjë qytet tjetër në BE nuk ka më shumë tregje të Krishtlindjeve sesa kryeqyteti austriak. Tezga të ndryshme të gastronomisë do të ofrojnë ushiqmet dhe pijet tashme tradicionale si: petulla dhe salcice, punsch, verë të vluar, çaj të nxehtë apo edhe patate.
Pija më e preferuar sigurisht se edhe këtë vit do të mbetet ajo tradicionalja, “Punsch”.
Tregu i parë që do të hapet të premten do të jetë ai në Museumquartier, ndërkohë shumica e tregjeve të tjera do të hapen ditën e shtunë, më 11.11.2022. Shumica e tregjeve do të mbesin të hapura deri më 26 dhjetor 2022.
Po me këtë datë do të hapet edhe tregu më i madh i Krishtlindjes për këtë vit, i cili do të jetë në Spittelberg dhe do të ketë 125 tezga.

Tregu i Krishtlindjes në “Rathausplatz”, mbi 3,5 milionë vizitorë në vit
Ndërkohë, tregu më i njohur i Krishtlindjes në Vjenë, është ai që vendoset në sheshin e Bashkisë së Vjenës (Rathausplatz), i cili do të hapet një javë më vonë, pra nga data 19 nëntor 2022.
Sipas Dhomës së Tregtisë në Vjenë, tregu në “Rathausplatz” në vitet para pandemisë, vizitohej çdo vit nga më shumë se 3,5 milionë vizitorë.
Këtë vit, për shkak të kursimit të energjisë, tregu nuk do t’i ketë 152 tezga, si në vitin 2019, por do të reduktohet në 97 tezga. Ndërkohë këtë vit, është planifikuar të këtë më shumë atraksione dhe një program të gjerë që do ta bëjnë sërish këtë treg me të vizituarin në Austri dhe ndër më të mirët në Evropë.
Në vijim u sjellim datat e hapjes të secilit treg të Krishtlindjes në Vjenë:
https://www.wien.info/de/einkaufen-essen-trinken/maerkte/weihnachtsmaerkte-365008
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












