Lajme
Nga Gjermania arrin një kontingjent me ndihma mjekësore
Këto pajisje mjekësore janë të destinuara për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Klinës dhe të Istogut
Një kontingjent me ndihma mjekësore i organizatës humanitare “Biker Brummi-Hilfe e.V” (BBH), ka arritur të dielën nga Gjermani në Kosovë. Këto pajisje mjekësore janë të destinuara për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Klinës dhe të Istogut.
Kontingjenti është projekt që zhvillohet nën ombrellën e Bashkimit Evropian dhe të Ministrit Federal për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Blomeyer, kanë dalë bashkë për t’i pritur ato. Ky donacion, i përbërë prej 17 kamionëve 40 tonësh, disa prej të cilëve më parë ishin ndalur në Kumanovë, të cilës i është dedikuar një pjesë e donacionit, ndërsa një pjesë do t’i shkojë nesër edhe Rrëshenit dhe Tiranës.
Kontigjenti me pajisje mjekësore është përcjell edhe me automjete mjekësore të kampingut dhe rreth 100 motoçiklistë nga rreth 10 kombe të ndryshme nga rrjeti i eurobikerave, me moton: “Solidarity and Integration on the the Ballkan”.
Ministri Agani, siç raporton Koha, këtë donacion e vlerësoi si një kontribut të drejtpërdrejt të shtetit gjerman për të përçuar mesazhin e paqes dhe të bashkëpunimit midis popujve në rajon në rrugën drejt integrimeve.
“Ky donacion përveç vlerës së tij në pajisje për institucionet shëndetësore, e ka vlerën e vet edhe në aspektin e fuqizimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me institucionet gjermane dhe flet edhe për besimin dhe mbështetjen e këtij shteti për reformat në shëndetësinë kosovare”, tha Agani.
Ndërsa ambasadori gjerman, Peter Blomeyer tha se iniciativa për të ndihmuar me pajisje ka qenë e mjekëve gjerman, të cilët kanë vizituar qendrat shëndetësore në Kosovë. Ata kanë mbajtur evidencë për nevojat dhe kur janë kthyer në Gjermani, ndërsa bashkë me qytetarët gjerman, kanë mobilizuar pajisje në mënyrë që të ndihmojnë shëndetësinë kosovare.
“Këto pajisje duhet mbajtur në jetë, kështu që ne do të ndihmojmë edhe stafin që t’i mirëmbaj në vazhdimësi ato që t’u shërbejnë institucioneve dhe qytetarëve kosovar”, tha Blomeyer.
Kurse, dr. Hermann Munzel (BBH) dhe njëherësh iniciatori i këtij projekti, tha se kjo iniciativë ka nisur para katër muajve kur ai kishte vizituar disa qendra mjekësore në Kosovë. Ndërsa donacioni ka pajisje mjekësore, inventar mjekësor dhe materiale të tjera të nevojshme për qendrat shëndetësore.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













