Lajme
Nga Gjermania në Kosovë, 2 mijë kilometra në këmbë
Shtetasi kosovar që u nis nga Gjermania në këmbë për të falënderuar NATO-n, 13 vjet pas intervenimit ushtarak në Kosovë ka mbërritur në Durrës për të vijuar më tej marshimin drejt Kosovës në këmbë, raportojnë mediat e Shqipërisë. Një marshim krejt i veçantë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Më 24 mars, në ditën e nisjes së bombardimeve nga forcat e NATO s kundër objektivave serbe, Smajli, në shenjë falënderimi për vendet, që i kthyen shpresën e lirisë, shqiptarëve të Kosovës, ndërmori nismën e pazakontë për të përshkuar në këmbë itinerarin nga Fulda e Gjermanise deri në Koshare të Kosovës, gjithsej 2 mijë kilometra.
Marshimi është menduar të zgjasë aq sa edhe bombardimet e NATO- s në Kosovë, 78 ditë. Marshimi i publicistit Maxhun Smajli është gjithashtu një marshim homazh në nderim të të gjithë shqiptarëve që mërguan nga trojet e tyre pa mundur të kthehen më kurrë.
Ecja në këmbë e Maxhun Smajlit ka nisur më 24 mars ndërsa do të përfundojë më 10 qershor në Kosovë, në ditën kur shënon edhe hyrjen e këmbësorisë së forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë, si dhe kthimin e popullatës shqiptare të cilët u dëbuan në vatrat e tyre në Kosovë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












