Shkurt.ch
Nga pagat e ulëta janë të prekura më së shumti gratë
Iniciativa që bën thirrje për vendosjen e pagave minimale mujore 4.000 franga do të shkonte në favor të punëtoreve femra që janë prekur më së shumti nga pagat e ulëta
Nga dhjetë persona që punojnë me paga të ulëta, shtatë janë gra në Zvicër. Ato punojnë si infermiere, në shitje apo në gastronomi. Bëhet fjalë për sektor ku përqindja më e lartë e të punësuarve janë femra.
“Që kaq shumë gra fitojnë shumë pak është e padrejtë dhe e papranueshme“, thotë Ursula Nakamura nga Shoqata zvicerane për të drejtat e grave, transmeton SRF.
“77 për qind e njerëzve që punojnë me paga të ulëta janë gra. Sa kohë asgjë nuk ndryshuar në këtë drejtim. Për këto gra iniciativa që bën thirrje për vendosjen e pagave minimale mujore është e rëndësishme që më në fund të arrihet një pagë e barabartë me burrat”, tha Nakamura.
Daniela Lützelschwab, anëtare e bordit ekzekutiv të Shoqatës së punëdhënësve, tha se me futjen e një page minimale do të rezultojë në shumë raste me shkurtime të vendeve të punës për shkak se shumë kompani thjesht nuk mund të përballojnë paga më të larta.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













