Kosova
Nga sot është rikthyer kalimi me kontrolle në Morinë
Nga sot deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare në Morinë dhe me këtë rast përfundon periudha që nisi më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe zgjati deri më 28 shkurt, gjatë së cilës u aplikua procedura e përshpejtuar e kalimit.
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për rikthimin e kontrolleve, janë krijuar radhë të gjata automjetesh ndërsa sipas udhëtarëve, kjo situatë është e mirëkuptuar dhe ata shprehen të ndërgjegjshëm për zbatimin e rregullave, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, parashikon që kalimi me kontrolle të vazhdojë deri më 30 prill ndërsa nga 1 maji deri më 30 shtator do të rikthehet procedura e përshpejtuar, me qëllim lehtësimin e fluksit dhe shmangien e radhëve të gjata gjatë sezonit veror.
E-Diaspora
-
Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih Të shtunën, në mbrëmjen e 28 shkurt 2026, Xhamia e Schwamendingen – Shtëpia e Paqes (Kulturzentrum... -
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Si është “e përfshirë” Zvicra në konfliktin SHBA-Iran? Zvicra është një vend neutral dhe megjithatë luan një rol kyç në luftën midis Shteteve të... -
Zvicra dhe BE nënshkruan paketën e marrëveshjeve -
Hendeku gjinor në paga zgjerohet pak në Zvicër -
Norma referuese e kredisë hipotekare mbetet në 1.25%, nuk është e mundur ulje e qirasë -
Më shumë se 4,000 turistë zviceranë janë bllokuar në Lindjen e Mesme













