Lajme
Ngadalësohet rritja ekonomike në Maqedoni
Në 2011 ekonomia në Maqedoni u rrit për 3,3 për qind, kurse shkalla mesatare vjetore e inflacionit ka qenë 3,9 për qind
Guvernatori i i Bankës Popullore në Maqedoni, Dimitar Bogov ka bërë të ditur se për këtë vit pritet që rritja e prodhimit bruto vendor të jetë 2,4 për qind ose 0,6 për qind më pak se projeksioni i mëparshëm i bërë kah mbarimi i nëntorit.
Sipas tij, ekonomia filloi të ngadalësohet sepse kishte më pak kërkesë të prodhimeve tona, por edhe dukshëm u rrit importi i lëndëve të para dhe energjisë, raporton ALSAT-m. Sipas Bogov, nëse nevojitet do të ketë edhe shtrëngim të politikës monetare.
Inflacioni pritet që të jetë 2 për qind. Për shkak të pasigurisë në eurozonë, BP e Maqedonisë regjistroi zvogëlim të depozitave devizore, kurse po rritet kursimi në denarë. Rezervat devizore arritën 2 miliardë e 69 milion euro kah mbarimi i vitit 2011 ose u rritën për 355 milion euro.
Ky nivel i rezervave devizore u mbajt edhe deri në mbarim të janarit. Sektori bankar është stabil ndonëse po rriten kreditë që qytetarët dhe firmat nuk mund t’i kthejnë.
Në 2011 ekonomia në Maqedoni u rrit për 3,3 për qind, kurse në pajtim me parashikimet, është realizuar shkalla mesatare vjetore e inflacionit prej 3,9 për qind.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












