Shkurt.ch
Ngasësi “i krisur” nga Kosova nuk i përgjigjet dënimit me burg
Amir B., shqiptar nga Kosova me shtetësi të Serbisë, i cili para disa vjetësh ishte bërë i njohur në opinionin zviceran për maninë e tij të ngasjes së shpejtë të veturave (gjermanisht:”raser”), si duket këtë herë i ka ikur edhe dënimit me burg.
Autoritetet i kanë humbur gjurmët e ngasësit “të krisur“ nga Kosova. Ai do të duhej tashmë të ishte në burgun e Cyrihut që nga qershori i këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar për “Blick” Rebecca de Silva, zëdhënësja e Zyrës për shërbim korrektues në Cyrih.
Amiri, 28-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve, lidhur me dënimin kishte ushtruar ankesë, por ankesa e tij është hedhur poshtë. Tashmë është bërë i plotfuqishëm dënimi për veprën penale të kryer në vitin 2011, për shkak të vozitjes edhe pa leje.
Amiri ka rënë ndesh rreth 30 herë me ligjin. Së fundi, në vitin 2011 ai kishte marrë dënim me 19 muaj burgim edhe për ndihmën e dhënë në një rast vjedhjeje. Kësaj mase ndëshkuese i ishte shtuar edhe dënimi me kusht prej 26 muajsh, i shqiptuar më herët për një vepër tjetër.
Në vitin 2004 Amiri nga rrethina e Cyrihut kishte rënë në sy me deklaratat e tij për televizionet e Zvicrës gjermanofone, ku ai bënte “vetëlëvdata” se “ishte psikopat” dhe se më mirë shkaktonte aksident sesa lejonte të humbiste garën në vozitje të makinës. Atij, pikërisht për shkak të shkaktimit të aksidenteve i ishte marrë patenta e shoferit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













