Shkurt.ch
Nget në gjendje të dehur, pa leje, dhe prezantohet me emrin e vëllait!
Policia kantonale e Aargaut e ka ndaluar një shofer 27 vjeçar, i cili përkundër faktit se para sa kohësh i ishte marrë patentshoferi, kishte dalë sërish me automjet në autostradë dhe madje në gjendje të dehur. Pasi që e kishte të ndaluar të ngiste makinë, ky i ri kosovar e kishte marrë atë nga e shoqja.
Policët e komunikacionit e kishin ndaluar ngasësin për shkak të shpejtësisë së madhe që po e zhvillonte në autostradë. Por ata ishin besuar kur e kishin parë se kosovari ishte edhe i dehur dhe pa patentshoferi.
Dhe jo vetëm kaq. Ai, përveç që voziste pa leje, i dehur me rreth 1.5 promila dhe me shpejtësi të tejkaluar, ai edhe ishte paraqitur me emër të rrejshëm, pra në emrin e vëllait, siç e kishte pranuar më vonë para policisë.
Ai kishte gënjyer, duke shpresuar se nuk do ta pikasin se është person me ndalesë vozitjeje.
Policët e kishin identifikuar vetëm pasi ia kishin marrë gjurmëte gishtërinjve.
Prokuroria Brug-Zurzach ka nisur procedurën e hetimeve ndaj tij.
E-Diaspora
-
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë Kënga shqipe jehoi në Athinë, Denik Prizreni përfaqësoi Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026... -
Amerikë
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike -
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions”
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër











