Lajme
Ngjarje tragjike në Gjermani, dyshohet se familja është nga Kosova
Babai ka qëlluar dy fëmijët e tij, të cilët kanë vdekur, si dhe gruan, e cila është në gjendje të rëndë, ndërsa në fund qëlloi veten për vdekje
Ngjarja tragjike me tre të vdekur dhe një të lënduar rëndë në Gjermani, ka tronditur opinionin në Gjermani, derisa dyshohet se familja është nga Kosova.
Bild.de raporton se Flamur R. Ka qëlluar dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan, ndërsa në fund qëlloi edhe veten, përcjell albinfo.ch.
Ai dhe dy fëmijët kanë vdekur, kurse gruaja është në gjendje të rëndë.
Policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë edhe babai 44-vjeçar, ndërsa gruja 38-vjeçare, është dërguar në spital e plagosur rëndë.
Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave.
Mediat kosovare kanë raportuar se familja është nga Gjakova, që mbetet për t’u konfirmuar.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












