Lajme
Ngordhin mijëra peshq në një liqe në Greqi, BE në alarm
Mijëra peshq të ngordhur kanë mbushur brigjet e liqenit Koroneia, në Greqinë veriore, si rezultat i temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të ujit.
“Një periudhë e gjatë thatësire dhe temperaturash të larta, i la peshqit pa ushqim”, tha për “AFP” Dimitra Bobori, përgjegjëse për liqenet në rajon, transmeton Telegrafi.
Liqeni, që ndodhet 30 km larg Selanikut, ka përjetuar në mënyrë të përsëritur episode të ngjashme në dekadat e fundit. Thellësia e Koroneia-s ka rënë me 2.8 metra që ishte në 2014, deri në 60 ose 80 centimetra aktualisht. Sipas autoriteteve, përpjekjet inxhinierike për ta ndaluar këtë rënie niveli kanë dështuar, përcjell albinfo.ch.
Liqeni njihet si një habitat i pasur dhe destinacion për zogjtë migrues, po kështu është edhe pjesë e rrjetit Natura, të mbrojtjes ambientale evropiane.
Pas disa paralajmërimesh për Greqinë, që ta mbrojë liqenin, Komisioni Evropian e çoi çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në 2011-ën. Që nga 1995-a, mijëra peshq të ngordhur janë regjistruar në brigjet e liqenit dhe popullata e zogjve është prekur po ashtu.
Në 2007-ën rreth 200 zogj u gjetën të ngordhur në brigjet e liqenit. Ndërsa katastrofa më e madhe u shënua më 2004, kur 4500 zogj ngordhën pas shfaqjes së një toksine në ujë, raporton TCH.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet













