Lajme
Ngrihet padia ndaj sulmuesve të IBM
Në makinën e tyre ishte gjetur material shpërthyes si dhe letra e parapërgatitur për identifikimin e tyre!
Prokuroria Federale ka ngritur padi kundër planifikuesve të sulmit ndaj ndërtesës së IBM në Rüschlikon të Cyrihut. IBM është kompani botërore ndër më të njohurat për nanoteknologjinë.
Padia e bërë, ka ardhur të premten e kaluar në Gjykatën Federale. Sipas saj, të dyshuarit akuzohen, mes tjerash, për veprime të dënueshme përgatitore të zjarrvënies.
Të paditur janë dy qytetarë italianë dhe një zviceran. Ata, në pranverë të vitit 2010 ishin ndaluar dhe kontrolluar nga policia zvicerane. Me atë rast në makinën e tyre ishte gjetur material shpërthyes si dhe letra e parapërgatitur përmes të cilës ata do të bënin identifikimin e tyre, pasi të behej zjarrvënia.
Të akuzuarit i takojnë organizatës anarkiste “Elf Switzerland Earth Liberation Front”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












