Lajme
Ngrihet shtylla e fundit e kullës mbi Ground Zero
Shtylla e fundit prej çeliku e rrokaqiellit të parë që do të inaugurohet në vitin 2013 në vendin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju-Jork u vendos të hënën në majë të ndërtesës.
Një mijë punëtorë të përfshirë në ndërtimin e saj kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, gjatë së cilës u vendos shtylla ku ishte vendosur flamuri i Shteteve të Bashkuara. “Ndërtimi i Kullës World Trade Center 4 përfaqëson një hap tjetër të madh në përpjekje për të krijuar një dinamikë të re në Qendrën Tregtare Botërore”, ka deklaruar promotori për këtë zhvillim, Larry Silverstein.
Rrokaqielli më i lartë i vendit, ku qëndronin kullat binjake të shkatërruara më 11 shtator 2001, është quajtur “Freedom Tower” (Freedom Tower). Ai duhet të përfundojë në fund të vitit 2013 ose në fillim të 2014-ës dhe do të arrijë lartësinë prej 541 metrash, ose 1776 këmbë (njësia matëse amerikane) që paraqet numrin e viteve të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Ajo do të jetë më e larta në SHBA.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












