Lajme
Ngriten për 1 për qind çmimet e konsumit, bie prodhimi
Në Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tre muajt e këtij viti, thuhet se në Kosovë ka pasur rënie të prodhimit, por është shëmuar ngritje e konsumit
Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën për 1 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa çmimet e prodhimit pësuan rënie në një mesatare prej 1 për qind. Kështu thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit” për tre muajt e këtij viti.
Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e mineraleve metalike (7.0 për qind), prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (5.4%), prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (1.8%), prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (1.4%), prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.1%) dhe industria e tekstilit (0.1%) etj.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e Prodhimit në Kosovë pësuar rënie në një mesatare prej 1 për qind.
Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te prodhimi i metaleve (11.3%), nxjerrja e mineraleve metalike (11.0%), prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (10.8%), industria e veshjeve dhe gëzofëve (10.7%), prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (10.5%), prodhimi i kemikalieve dhe produkteve kimike (7.4%), etj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore











