Lajme
Ngritje e çmimeve të konsumit në Kosovë
Derisa standardi i jetesës vazhdon të jetë i njëjtë, dhe Kosova po kalon në një krizë ekonomike, çmimet e konsumit po ngrihen. Ngritje e çmimeve vërehet te mish me 1 për qind, qumështi, djathi dhe vezë 2.6 për qind, sheqeri dhe ëmbëlsira 8.1%; pije alkoolike 2.7%, duhani 5.1%, veshje 2.8%, shërbime për transport 11.8% etj.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.
Ngritje e çmimeve vërehet te mish me 1 për qind, qumështi, djathi dhe vezë 2.6 për qind, sheqeri dhe ëmbëlsira 8.1%; pije alkoolike 2.7%, duhani 5.1%, veshje 2.8%, shërbime për transport 11.8%, ngritja e çmimit të biletave me aeroplan, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1% në Indeksin e Harmonizuar Çmimeve në Kosovë.
Kështu thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra -2.8%, pemë -7.7%, perime -3.3%, përdorimi i pajisjeve për transportin personal -1.8% dhe rënie e çmimit të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.5%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin gusht 2016. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (1.2%); perimet (5.5%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (1.0%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4% në IHÇK”, thuhet në komunikatë.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-4.1%) dhe shërbime për transport (-3.5%)-(rënia e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm













