Ngushllohet familja për policin e vrarë
Kryeministrit Hashim Thaçi, edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i janë drejtuar me telegram ngushëllimi familjes Zymberi nga Dubovci, djali i së cilës, pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, humbi jetën gjatë aksionit të njësisë së cilës i përkiste për vënien e ligjshmërisë në pikat kufitare në pjesën veriore të vendit.
“Enveri dhe kolegët e tij, duke qenë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe për vendosjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhanë një shembull të sakrificës së jashtëzakonshme, përkushtimit të pashoq dhe profesionalizmit të lartë. Ne, kolegët e tij, si dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë, do ta përkujtojnë përherë Enver Zymberin, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm”, thuhet në telegramin e presidentes.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë








