Sport

Nikçi lëshon spitalin

Gjendja shëndetësore e futbollistit shqiptar nga Zvicra, Adrian Nikçi po vjen duke u përmirësuar. Ai është lëshuar sot (e hënë) nga spitali, ku qe shtruar para një jave, pasi qe sëmurë nga meningjitisi.

Nikçi nga fillimi këtij sezoni është duke luajtur për Hannover 96 në bundesligën gjermane. Nëntë ditë më parë, derisa skuadra e tij po përgatitej për të luajtur në Hamburg, mesfushori 22 vjeçar ishte ankuar për dhembje akute dhe kështu, ishte dërguar urgjentisht në një klinikë.

Pas lëshimit nga spitali, mbetet të pritet se kur do të rifillojë Nikçi stërvitjet me skuadrën e tij.