Lajme
Nikoliqin në Gazimestan e presin me sharje
Një grup të rinjsh filluan ta quanin “Tradhtar, ti e ke shitur Kosovën” ndërsa presidenti serb dikur humbi durimin dhe u tha “budallenj” atyre që brohoritnin
Festa e Vidovdanit në Gazimestan u shndërrua në një tubim fyerjesh dhe sharjesh që një grup serbësh i drejtuan presidentit të tyre Tomislav Nikoliq .
Një grup të rinjsh filluan ta quanin “Tradhtar, ti e ke shitur Kosovën” ndërsa presidenti serb dikur humbi durimin dhe u tha “budallenj” atyre që brohoritnin.
“Këtë që po e dëgjojmë është shumë e mirë për mediet e huaja por edhe për disa gazetarë tanë të cilët vetëm këtë do ta filmojnë. Ju jeni budallenj. Këtë po e tregoni në Kosovë e Metohi ku ende po grindemi. Kështu do ta shpëtoni Kosovën ju? Do të bërtisni dhe në fund do të shkoni në shtëpi. E kam mbajtur këtë peshë edhe më herët do ta mbaj prapë që të jem edhe presidenti i juaj. Pyes veten nëse presidentit të mëhershëm do t’i kishit thënë tradhtar a thua çfarë do të kishte ndodhur me ju. Të dashur vëllezër e motra tashmë kjo ka kaluar çdo kufi. Prapë po ju lutem, keni besim në Serbinë.”, ka thënë Tomislav Nikoliq, shkruan zëri.info.
Mirëpo të rinjtë nuk kanë dashur të dëgjojnë dhe kanë filluar të thërrasin emrin e “Vojslav Sheshelit”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale











