Lajme
Nis “Epopeja e UÇK-së”, Jasharët kërkojnë unitet
Me parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë ka nis “Epopeja e UÇK-së” në kazermën “Adem Jashari”
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari, me këtë rast ka thënë se megjithëse para 14 vitesh mbretëronte një unitet, tash ai, në këtë kohë, po mungon. “Populli ynë sot 14 vite ishte në luftë. Kosovën e kishte kapluar tymi dhe flaka por ishim bashkë, e ndihmuam njëri tjetrin që ne sot të gëzojmë lirinë. Atëherë pse ne sot duhet kaq vështirë ta kemi që të jemi bashkë, ta duam njëri tjetrin, ta ndihmojmë njëri tjetrin që ta qojmë këtë vend përpara, ta bëjmë shtet të fort konkurrent me shtetet e tjera”, ka thënë Bekim jashari i cili ishtë I shkurt në fjalimin e tij. Në këtë manifestim është thënë se lufta dhe rënia e familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tjerë ishte flijim për themelet e lirisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk ka vepër më madhështore sesa ajo e çlirimit të vendit, ndërsa UÇK-në e ka quajtur kryevepër e përpunimit të idesë së lirisë, mjet dhe projekt strategjik të realizimit të çlirimit të Kosovës. Sipas tij, UÇK-ja u bë mekanizmi më i fuqishëm për t’iu kundërvënë makinerisë administrative, politike, diplomatike, policore dhe ushtarake të Beogradit dhe se, çdo e arritur në Kosovë, nuk mund të imagjinohet pa kontributin e dëshmorëve. Ndërsa, Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Kadri Kastrati, ka theksuar se është fakt i pamohueshëm se rezistenca heroike e komandantit legjendar Adem Jasharit, e bashkë familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij është më shumë se një betejë dhe më shumë se gjithçka tjetër, e cila kishte kaluar kufijtë e reales dhe ishte frymëzuese për rezistencën e popullit. Aktivitetet e “Epopesë së UÇK-së” do të vazhdojnë edhe nesër, ku do bëhen homazhe në Prekaz dhe në varrezat e tjera të dëshmorëve si dhe do të mbahet akademi përkujtimore në Prishtinë. Ndërsa, pasnesër është “Nata e Zjarreve” që do fillojë në Prekaz dhe manifestimi qendror do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













