Lajme
Nis kampanja informuese për vulën apostile
Kampanja mediale, sipas MPJ-së, ka për qëllim, gjithashtu, që t’i ndihmojë shtetasit e Kosovës që të mos humbasin kohë dhe të mos shpenzojnë buxhet duke u drejtuar nëpër institucione të tjera por të drejtohen në MPJ
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka filluar kampanjën informuese lidhur me përdorimin e vulës apostile. Përdorimi i kësaj vule nga MPJ është vlerësuar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, një betejë e madhe që Kosova të jetë pjesë e Konventës së Apostiles, pasi që është dashur të sigurohen votat e shumë shteteve anëtare të kësaj Konvente.
“Kjo është dëshmia më e mirë që ne nuk bëjmë përpjekje që të anëtarësohemi vetëm në konventa dhe organizata ndërkombëtare por bëjmë përpjekje që ta ushtrojmë sovranitetin dhe ushtrimi i sovranitetit ka të bëjë me benificione konkrete që qytetarët e Kosovës mund t’i përfitojnë”, ka thënë Hoxhaj.
Kjo kampanjë bëhet me qëllim të informimit të qytetarëve se cilat dokumente mund të marrin vulën apostile në MPJ.
Kampanja mediale, sipas MPJ-së, ka për qëllim, gjithashtu, që t’i ndihmojë shtetasit e Kosovës që të mos humbasin kohë dhe të mos shpenzojnë buxhet duke u drejtuar nëpër institucione të tjera por të drejtohen në MPJ.
Dokumentet që vulosen në MPJ janë: Certifikatë nën Hetime lëshuar nga Gjykatat Themelore; vërtetime të lëshuar nga institucionet qendrore dhe lokale; vërtetime që nuk kanë obligime tatimore lëshuar nga ATK; vërtetime për të kaluarën kriminale lëshuar nga Stacionet Policore; aktvendime; konfirmim-vërtetime; certifikatë shëndetësore, diploma, dëftesa, vërtetime lëshuar nga shkollat, deklarata të dhëna para noterëve, autorizime, kontrata, përkthime, vërtetim për të kaluarën kriminale, pëlqime, certifikata-diploma të shkollave profesionale, vendime të lirimit nga shtetësia e RKS-së, vërtetime për patentë shoferë, certifikata të regjistrimit të biznesit, informatat e biznesit, certifikata e TVSH, si dhe dokumente të vulosura në Odën Ekonomike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













