Lajme
Nis lëshimi i lejeqëndrimeve biometrike
Ministra kosovare e Punëve të Brendshme filloi lëshimin e lejeqëndrimeve për të huaj në formë të kartelave biometrike. Ky është një standard i BE-së për të huajt
Autoritete kosovare kanë filluar të premten, lëshimin e lejeqëndrimeve biometrike të identitetit për shtetas jo të Kosovës. Me këtë veprim Prishtina zyrtare po e përmbushë edhen një kriter të Bashkimit Evropian në kuadër të standardeve teknike për liberalizim të vizave.
Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, të cilët thanë se lejeqëndrimet biometrike janë në pajtimin me “Ligjin për të Huajt” të Republikës së Kosovës dhe të direktivës së BE-së për të huajt.
“Kartelat biometrike për lejeqëndrim për të huaj janë edhe një rezultat i projektit të filluar me sukses vitin e kaluar për lëshimin e kartelave biometrike të identitetit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova bëhet vendi i parë në rajon që përmbush këtë kërkesë të BE-së”, tha ministri Bajram Rexhepi.
Ai theksoi se kjo kartelë biometrike përmbushë kërkesat e fundit teknologjike dhe të sigurisë të domosdoshme sipas standardeve të BE-së dhe International Civil Aviation Organization (ICAO).
Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku tha se me këtë rast po dëshmohet edhe një herë që Kosova është fuqimisht e angazhuar në përmbushjen e agjendës evropiane. “Ne jemi të bindur se Bashkimi Evropian është vlera dhe synimi që ne aspirojmë si shoqëri”, tha ministrja Çitaku.
Kartela biometrike për lejeqëndrim përmban mikroprocesorin me ndërfaqe pa kontakt, i cili ruan informacionin në përputhje me standardin ICAO për dokumentet elektronike të udhëtimit.
Fotografia dhe dy shenjat e gishtave përdoren si të dhëna biometrike të detyrueshme për të verifikuar autenticitetin e zotëruesit të kartelës së leje qëndrimit. Kartela për leje qëndrim mund të përdoret edhe si kartelë për identifikim, autentikim, arkivim dhe komunikim të sigurt në Internet.
Ajo, siç u tha në konferencën për media, është thjeshtë një pasaportë e sigurt për Internet. “Për këtë qëllim gjatë pranimit të kartelës së re biometrike shtetasi i huaj, përveç kartelës do të pranojë edhe kodet personale për qasje në pjesën elektronike të mikroprocesorit në kartelë”, thanë zyrtarët e MPB-së
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











