Lajme
Nis rivotimi në Tearcë: arrestohen dy blerës votash
Në vendvotimin 2011 në Tearcë sot do të përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi filloi me arrestimin e dy personave që u munduan të blejnë vota
Nga ora 7 e mëngjesit ka filluar rivotimi në vendvotimin 2011 në në Tearcë të Tetovës. Në Listën zgjedhore në këtë vendvotim janë regjistruar gjithsej 714 votues, ndërsa rivotimi vjen pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) konstatoi se në zgjedhjet e 11 dhjetorit janë vërejtur disa paregullësi në proces.
Po ashtu KSHZ mori vendim që të përsëritet votimi në Tearcë, në bazë të simulimit me të cilën u tregua se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara, dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Administrative, e cila pranoi ankesën e Koalicionit të kryesuar nga LSDM dhe të sjellë vendim për anulimin e votimit në këtë vendvotim.
Më 11 dhjetor në votim kanë dalë 404 prej të cilëve 91 kanë votuar për VMRO-DPMNE-në, 87 për LSDM-në, 65 për Besën, 64 për PDSH-në, 53 për BDI-në, 25 për Aleancën për Shqiptarët dhe nga një për Maqedoninë dhe për Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi – Blloku i Tretë.
Ndryshe, në mëngjes dy persona janë arrestuar në Tearcë deri sa kanë ofruar para për votuesit që të mos dalin në zgjedhje. Ata janë paraqitur në polici nga një banor i Tearcës sepse kanë ofruar nga 500 euro për një votues të vendvotimit 2011 ne këtë fshat, që të mos dalë në zgjedhje, transmeton lajm.
Partisë së Nikolla Gruevskit (VMRO DPMNE) i konvenon që më pak votues të dalin në zgjedhje, sepse ka 387 vota përparësi nga 11 dhjetori. Sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale dy personat e arrestuar kanë mbiemra shqiptarë dhe ata kanë pasur me vete 100 mijë euro në momentin e arrestimit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










