Sport
Nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Spanjë
Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës do të zhvillohet më 9 tetor në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës
Ka nisur shitja në internet e biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës, e vlefshme për Grupin G kualifikues të Botërorit “Rusi 2018”. Lajmin e ka bërë të ditur FSHF-ja përmes një komunikate për media, shkruan albinfo.ch.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët, sportdashësit dhe gjithë të interesuarit se ka filluar shitja online e biletave në uebin zyrtar të Federatës ‘fshf.org’ për ndeshjen Shqipëri-Spanjë, që do të zhvillohet në datën 9 tetor në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës. Në shitje janë bileta nga të gjithë sektorët e stadiumit, përfshirë edhe ato VIP. FSHF-ja ofron dhe paketa abonimesh për të gjitha ndeshjet e Kombëtares, të cilat mund të përfitohen me një çmim të reduktuar prej 15 për qind”, thuhet në deklaratën e Federatës.
Ndeshja me spanjollët do të jetë i treti për kuqezinjtë në grup, pas atij ndaj Lihtenshtejnit në transfertë që do të zhvillohet më 6 tetor. Ndeshjen e parë Shqipëria e ka fituar ndaj Maqedonisë me rezultat 2:1.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












