Lajme
Nis vlerësimi i pronave nga do të kalojë autostrada
Ka nisur të bëhet vlerësimi i pronave andej kah i bie autostrada, e të cilat duhet shpronësuar. Por, shumë prona në rajonin e Suharekës ende nuk janë shpronësuar, edhe pse shpronësimi në këtë komunë kishte lënë anash procesin e njëjtë në pjesët e tjera të Kosovës. Kjo ka ngritur shqetësim te qytetarët e kësaj ane, të cilëve u është marrë prona e nuk u është kompensuar ende. Fajin për këtë zyrtarë të nivelit qendror dhe atij lokal ia hedhin njëri-tjetrit.
Vesel Kryeziu është pronar i tri parcelave të cilat i janë marrë për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdar, e të cilat nuk i janë kompensuar asnjëherë.Ai thotë se “në këtë pjesë te arrat e Lugjeve, në Komunën e Suharekës punët rreth ndërtimit të autostradës janë duke u zhvilluar pa asnjë problem.
Ndërkaq shqetësimi për pronarët e pronave mbetet mos kompensimi i pronave nga ministria përkatëse”. Pavarësisht kësaj, Kryeziu thotë se nuk i ka ndërprerë punët e rrugës, duke shpresuar se prona e tij një ditë do t’i kompensohet. E zyrtarët komunalë e pranojnë se ka mangësi në procesin e shpronësimit të pronave në këtë pjesë, por sipas tyre, përgjegjësinë e mban qeveria.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave thonë se aty ku është organ shpronësues qeveria jep përgjegjësi, në të kundërtën përgjegjësinë e mbajnë Kuvendet Komunale.
Ndërkaq zyrtarët komunalë të Suharekës kanë thënë se Ministria i ka borxh edhe Komunës.Borxhi arrin në më shumë se 1 milion euro për kompensimin e marrë të pronës komunale.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












