Kosova
Nishani: Kosova është e interesuar për vazhdimin e dialogut
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka kritikuar Serbinë se nuk ka respektuar marrëveshjen për mos pengimin e Kosovës, por përkundrazi ka investuar lobime të fuqishme për të destabilizuar procesin e integrimit të Kosovës në botën ndërkombëtare.
Nishani në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se mesa ka parë, nuk ka asnjë dilemë në rajon dhe as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që Kosova ka qenë gjithmonë një mbështetëse dhe e gatshme për dialogun me Serbinë, por është Serbia ajo që pengon proceset.
Nishani theksoi se institucionet e Kosovës, janë të interesuara për vijimin e dialogut por kanë të drejtën e tyre që të shikojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tash me Serbinë.
Tutje, ai shpreh bindjen e thellë që Kosova së shpejti do i bashkohet NATO-s dhe askush në proceset e integrimit evropian nuk mund ta pengojë Kosovën, pasi sipas tij, pengimi i Kosovës do thotë minim i stabilitetit të rajonit.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Nishani thotë se ka ardhur koha që dialogu dhe procesi i stabilizimit shqiptaro-serb të jetë në një rrugëkalim të qartë me etapa, me objektiva të qarta.
Nishani ka folur edhe për gjendjen në Shqipëri, ku ka thënë se çdo neglizhencë e krizës së madhe, do të mund ta sjellë një situatë të përleshjes së qytetarëve me përfaqësuesit e institucioneve.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?













