Kosova
Nisin punën në Veri 72 policë nga komunitetet joshumicë
45 prej tyre janë të komunitetit serb, 16 boshnjakë, tre turq dhe tetë pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
Të hënën kanë nisur punën në Veri të Kosovës 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë.
45 prej tyre janë të komunitetit serb, 16 boshnjakë, tre turq dhe tetë pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur për KOHËN se policët e rinj janë shpërndarë në të gjithë territorin e veriut të Kosovës. “Ata do të vazhdojnë të stërviten edhe për dy apo tre muajt e ardhshëm”, ka thënë më tej Elshani.
Policët e rinj janë pjesë e një grupi prej 418 kadetësh të diplomuar të Policisë së Kosovës.
Policët e komunitetit serb u larguan nga institucioni më 5 nëntor të vitit të shkuar.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë Aeroporti i Gjenevës ka raportuar një vit me rritje të ngadaltë, pasi presionet e jashtme kanë... -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje










