Shkurt.ch
Një aplikacion policor kontrollon zhurmën e 900 tarracave
Forcat për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë do të kenë një mjet online për të luftuar në mënyrë më efikase kundër zhurmës së krijuar në tarracat e bareve. Projekti nuk gëzon mbështetjen e të gjithëve.
“Ne nuk mund të punojmë më pa të”. Një vit pas hyrjes së aplikacionit në shërbim, programi Sonitus vepron në 100% të operacioneve të policisë së qytetit të Gjenevës në lidhje me zhurmat e natës rreth kafeve, siguron Antonio Pizzoferrato, shef i Sigurisë.
Mjeti, i sapovënë në funksion, paraqitet në formën e një harte elektronike, në të cilën janë të renditura të gjitha tarracat. Vlerësimet e cilësisë së rendit regjistrohen nga rundet e agjentëve (APM) apo nga ankesat e fqinjeve. “Ne mund të kontrollojmë 900 tarraca me një klik”, thotë AntonioPizzoferrato. Baza e të dhënave mundëson koncentrimin e forcave në një zonë problematike, e cila është e sinjalizuar me të kuqe në hartë. Ky informacion, i përditësuar në kohë reale e të afërt, është gjithashtu i arritshëm nëpërmjet iPhone shpërndarës të agjentëve.
Sipas autoriteteve Sonitus është mjet ideal për të kontrolluar dhe parandaluar shamatën e padëshiruar si dhe për t’iu larguar tërheqjes së autorizimeve të kafeneve, siç ishte rasti në vitin 2013 për 28 prej tyre. Megjithatë, pronarët e kafeneve mbeten skeptikë në lidhje me projektin. Ata ende nuk kanë qasje, siç ishte premtuar, me të dhënat e tyre. Sipas pronarëve, këto të dhëna do t’i ndihmojnë t’i përshtatin pajisjet e tyre për të rrethuar personat që festojnë. Ndërsa një pronarë tjetër thekson faktin se këto forca megjithatë nuk arrijnë shpejt në rast problemi serioz.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












