Kosova
Një “Call Center” nga Kosova ua cakton gjermanëve terminet për vaksinim
A e dini në të vërtetë kush ju përgjigjet kur të lidheni me linjën e vaksinimit? Nëse p.sh. keni telefonuar nga Hesseni për një termin vaksinimi, biseda juaj mund të përfundojë në Kosovë!
Në kaosin e vaksinimit që po mbretëron në Gjermani, miliona të moshuar thirrin numrat e telefonit që kanë publikuar landet dhe qarqet e vendit për të caktuar terminet në qendrat e vaksinimit.
Por a e dini në të vërtetë kush ju përgjigjet kur të lidheni me linjën e vaksinimit? Do të pritej që përgjigjet t`i merrni nga qendrat e thirrjeve në Hamburg, Dyseldorf, Ludwigshafen, Zweibrücken, Mannheim …, shkruan gazeta gjermane Bild. Por, nëse p.sh. keni telefonuar nga Hesseni për një termin vaksinimi, biseda juaj mund të përfundojë në Kosovë!
Në përgjigje të pyetjes së bërë nga BILD, Ministria e Brendshme e Shtetit në Wiesbaden thotë se veç të tjerave, një qendër thirrjesh shfrytëzohet edhe në Prishtinë. “Nëse njerëzit mbi 80 fillimisht duan të bëjnë terminet e tyre personale të vaksinimit nga e marta e ardhshme”.
Megjithatë, përqindja “kosovare” është “më pak se pesë për qind e stafit që do të përgjigjet në telefon”, thonë në ministri, transmeton albinfo.ch. “Stafi është trajnuar në përputhje me dokumentet dhe kriteret e Shtetit të Hessenit si dhe ata flasin shumë mirë gjermanisht”.
Ministria thotë më tutje se “të përfshirë janë edhe punësuarit që flasin gjermanisht nga Turqia. Punonjësit e “call center”-it të porositur nga Shteti i Hessenit punojnë edhe nga atje. Kjo mbështetet gjithashtu nga një kompani nga Hamburgu, e cila operon një qendër shërbimi në Kosovë, e cila ndër të tjera punon për shumë kompani ajrore”.
Ndërksaq, qendrat e vogla gjermane të thirrjeve, (Call Center) të rrënuara nga pandemia e koronës, do të lakmonin një kontratë kaq fitimprurëse nga shteti, shkruan gazeta.
Një operator i tillë (dëshiron të mbetet anonim) thotë: “Fatkeqësisht unë u detyrova të pushoj nga puna 17 punonjës nga 40 dhe natyrisht që doja të aplikoja për linjën e vaksinimit. Unë paguaj pagat minimale, krijoj vende pune për nënat, të papunët afatgjatë dhe shumë të tjerë që nuk janë llastuar nga jeta, përcjell albinfo.ch. Për ta bërë këtë, kam blerë kompjuterë të rinj për punonjësit nga shtëpia. Dhe tani, një kontratë e tillë qeveritare shkon në një vend me pagë të ulët – nuk kam fjalë! “.
Zëdhënësi: “Shteti i Hessenit ka nënshkruar një kontratë me një Call Center për të siguruar funksionimin e linjës së vaksinimit. Për këtë qëllim dhe në funksion të numrit të lartë të personelit të kërkuar për këtë, ofruesi i shërbimit mund të punojë me nënkontraktorë të kualifikuar, transmeton albinfo.ch. Kjo është praktikë e zakonshme me qendrat e thirrjeve në Gjermani dhe është gjithashtu e nevojshme në funksion të kërkesës aktualisht shumë të lartë”.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












