Lajme
Një delegacion zviceran në Vetëvendosje
Një delegacion i Partisë Social Demokrate të Zvicrës i udhëhequr nga shefi i divizionit për politikë, Stefan Hostettler vizituan subjektin opozitar kosovarë, Lëvizjen Vetëvendosje
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka pritur të enjten në një takim të veçantë një delegacion zviceran nga Partisë Social Demokrate të Zvicrës përbërë nga shefi i divizionit për politikë, Stefan Hostettler, deputetët Claudia Friedl dhe Martin Naef, zëvendëskryetarja e Forumit Rinor, Ursula Ners, si dhe zyrtari Martin Pfister.
Këtë delegacion e ka pritur Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, deputet në parlamentin e Kosovës dhe Xhelal Sveçla, sekretar për marrëdhënie me jashtë.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Vetëvendosjes, delegacionet biseduan për situatën politike në vend dhe rajon, me ç’rast përfaqësuesit e Vetëvendosjes njoftuan mysafirët për gjendjen e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, të dy delegacionet ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin përmes nismave të ndryshme të përbashkëta që mund t’i bëjnë.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











