Një festë raciste shqetëson Gjenevën
Ushqim, rock dhe metal, lojëra me të shtëna mbi kartona të ndryshëm, me shigjeta, me mundje krahu, etj. Rrallë ndodh që një festë me një program të tillë të shqetësojë policinë. Ja që në këtë rast policia përcjell festën e ashtuquajtur Artam Party, e organizuar nga grupi Artam Brotherhood, të planifikuar për 28 korrik në Gjenevë. Këta aktivistë francezo-zviceranë kanë për moto: “Me besim, ne do të shërbejmë racën, vdekjen dhe të ardhmen e madhe”, duke mbrojtur vizionin e një “perandorie” evropiane, por duke respektuar sovranitetin e grupeve të saj etnike (korsikanët, alsasianët, bretonët …). Nacional-socialistë, ata gjithashtu mbrojnë një kthim në besimet pagane. Svastika, flokë shumë të shkurtra dhe seanca luftarake janë të dukshme në faqen e tyre të internetit.
Por, arsyeja për të cilën ky tubim shqetëson është kryesisht për shkak se “antifashistët” lokalë kanë akuzuar menjëherë këtë lëvizje për therjen e një djaloshi punk (nga Gjeneva) gjatë festave të muzikës.
Spektri i një lufte në mes të radikalëve është ngritur më pas, pavarësisht mohimeve nga policia se rrahja në fjalë nuk kishte asgjë të bëjë me motive politike.
“Më lejoni të jem i qartë: ne nuk jemi përgjegjës për sulmin mbi këtë këngëtar të m …”, përgënjeshtron një anëtar i Artam Brotherhood. Grupi ka pohuar, thotë e përditshmja “Le Matin”, se mbrëmja do të mbahet gjithsesi në Kantonin e Gjenevës, pavarësisht nga konteksti. Dhe do të zhvillohet në qetësi.
Policia kantonale ka bërë të ditur se megjithatë do të tregohet e kujdesshme. “Ne do të jemi gati për çdo rast”, garanton Patrick Pulh Patrick, një nga zëdhënësit e policisë. Duhet përmendur faktin se “antifashistët” e rajonit mezi presin të dinë vendngjarjen e këtij tubimi, të cilën organizatorët e mbajnë të fshehur.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e sigurimeve të makinave në Zvicër po rriten për shkak të kostove të riparimeve Çmimet e sigurimeve të makinave pritet të rriten përsëri vitin e ardhshëm. Arsyeja kryesore janë kostot... -
Friburg: Këshilli i Shtetit kundër fondit publik të sigurimit shëndetësor -
Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën mbi biletat e avionit -
Çfarë do të jetë më e shtrenjtë dhe më e lirë në Zvicër në vitin 2026? -
Më pak vende pune dhe më shumë papunësi në sektorin bankar zviceran











