Lajme
Një i vdekur dhe dy të plagosur në Mitrovicë
Rasti ka ndodhur mëngjesin e hershëm të së dielës, rreth orës 01, në rrugën "Kolashini" përkatësisht në zonën e "Tre rrokaqiejve"
Një shqiptar 38 vjeç, ka mbetur i vdekur nga një sulm me mjet shpërthyes, në banesën e tij në veri të Mitrovicës, njofton Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur mëngjesin e hershëm të së dielës, rreth orës 01, në rrugën “Kolashini” përkatësisht në zonën e “Tre rrokaqiejve”, raporton Radio Evropa e Lirë.
Mjeti eksplodues, që besohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, mendohet të ketë qenë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës në katin përdhes të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm, plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima S.H. (1974), kurse janë lënduar bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, të cilët janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës.
Në njoftim, thuhet se njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes nën udhëheqjen e Prokurorit Publik.
Deri në këto momente nuk është raportuar për persona të arrestuar apo të dyshuar si kryes të këtij akti, ndërsa sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, është duke ndjekur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit, thuhet në njoftimin e Poilicisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












