Lajme
Një kosovar dhe një gjerman inskenojnë ndeshjen për të mashtruar sigurimin
Dy burrat e përfshirë në "përplasje", një shtetas i Kosovës dhe një i Gjermanisë, nuk kanë pësuar asnjë lëndim
Policia e kantonit të Cyrihut ka kapur në vepër, sipas saj, dy mashtrues të dyshuar të sigurimeve: Dy personat janë përfshirë në një përplasje të inskenuar makinash në Birmensdorf.
Që në momentin kur policët kanë regjistruar rastin, të hënën, ata kanë dyshuar se mund të bëhej fjalë për një aksident të rremë, shkruan agjencia e lajmeve, Keystone-SDA.
Dy burrat e përfshirë në “përplasje”, nuk kanë pësuar asnjë lëndim, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një 46-vjeçar, shtetas gjerman dhe një 50-vjeçar, shtetas të Kosovës, të cilët janë dërguar në polici për sqarime të mëtejshme.
Gjatë marrjes në pyetje është konfirmuar dyshimi, thuhet në deklaratën e Policisë së Kantonit të Cyrihut, të dhënë të premten.
Por cila ishte arsyeja që kishte bërë policinë të dyshonte se aksidenti mund të ishte bërë me inskenim? Autoritetet policore të pyetur nga agjencia e lajmeve në fjalë nuk kanë pranuar të zbulojnë këtë.
Tani, të dy burrat duhet të përgjigjen para prokurorit publik për mashtrimin e sistemit të drejtësisë dhe për tentativë mashtrimi, përcjell albinfo.ch. Dy makinat e dëmtuara janë sekuestruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it













