Jeta në Zvicër

Një i lënduar dhe 500 thirrje për ndihmë

Stuhia “Burglind” ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të gjithë kantonin e Solothurn, shkruan albinfo.ch.

Pjesëtarët e departamenteve të zjarrfikësve dhe të policisë ishin të gatshëm për të intervenuar për të larguar pemët e rrënuara dhe për të pastruar rrugët.

Ka pasur më shumë se 500 thirrje për pemët që janë rrëzuar dhe telashe të tjera.

Sipas llogaritjeve të para, disa ndërtesa dhe automjete janë dëmtuar, derisa ende është herët për të ditur bilancin e përgjithshëm të dëmeve.

Gjatë ditës gjithashtu ka pasur shumë vështirësi në autostrada, kurse disa vetura janë përmbysur, për shkak të stuhisë.

Gjithashtu raportohet se pemë ra mbi një makinë, ku shoferi është lënduar lehtë dhe është dërguar në spital, derisa nuk ka pasur raportime për tjerë të lënduar.