Lajme
Kosovë: Një polic konfirmohet i infektuar me koronavirus
Një zyrtar i Policisë së Kosovës është infektuar me virusin COVID-19.
Televizionit publik ia kanë konfirmuar nga drejtoria e Shëndetësisë së Policisë.
Zyrtari policor është nga Malisheva.
Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 90 persona, ndërsa një 82-vjeçar ka vdekur.
Institucionet shëndetësore kanë informuar se 2 prej të infektuarve tashmë janë shëruar.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit publik”, ku shtetit i lejohet të përdorë secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.
Po ashtu Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi dje Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se SHBA kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën