Lajme
Një serb në Kosovë arrestohet për krime lufte
Policia e Kosovës dhe njësia e EULEX-i për krime të luftës kanë arrestuar sot një person lidhur me një hetim për krime të luftës
Burime të Telegrafit njoftojnë se i arrestuari në fjalë është një serb nga fshati Dobratin i Lipjanit. Bëhet e ditur se i arrestuari, që dyshohet për krime lufte është Zoran Koliq. Mësohet se ia ka punuar në Burgun e Lipjanit gjatë luftës në Kosovë.
Akuzat kanë të bëjnë me vrasje dhe trajtim çnjerëzor të civilëve në Kosovë në maj të vitit 1999.
Operacioni i këtij mëngjesi është kryer me ndihmën e njësitit special operativ të Policisë së Kosovës. Si pjesë e këtij hetimi është bastisur një shtëpi në Lipjan. Operacioni është autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Hetimi është nën mbikëqyrjen e një Prokurori Special të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftim të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












