Shkurt.ch
Një shqiptar në mesin e salafistëve të kapur në Gjermani
Ata, siç ka njoftuar policia gjermane, kishin planifikuar të vrisnin kryetarin e partisë gjermane të ekstremit të djathtë "Pro NRW", Markus Beisicht (në foto)
Të mërkurën, në disa bastisje të kryera në landin gjerman Nordrhein Westfalen janë arrestuar katër islamistë radikalë, gjegjësisht salafistë. Sipas një zëdhënësi të policisë në Essen, njësitet speciale i kanë arrestuar katër meshkuj në Leverkusen, Bonn dhe Essen, të dyshuar si pjesëtarë të lëvizjes radikale islame të salafistëve.
Ata kishin planifikuar të vrisnin pjesëtarë të partisë gjermane të ekstremit të djathtë Pro NRW, ndërsa kryetari i kësaj partie, Markus Beisicht ka qenë në rrezik të drejtpërdrejtë prej tyre, kanë thënë hetuesit policorë. Sipas tyre, te personat e dyshuar janë gjetur armë dhe mjete shpërthimi.
Në mesin e katër të arrestuarve, krahas dy turqve, një gjermani të konvertuar ne islam është edhe një shqiptar, bëjnë të ditur burimet policore gjermane, dhe transmeton “Süddeutsche Zeitung”.
Prokuroria e përgjithshme e Dortmundit, nisur nga indikacionet për krimet e planifikuara të ekstremistëve radikalë kishte iniciuar më herët një procedurë hetimi. Zëdhënësi ka thënë se tash do të shqyrtohet se si do të vazhdohet tutje me procedurën.
Partia Pro NRW, e cila mendohet të ketë qenë cak i sulmeve të planifikuara, ka provokuar myslimanët shumë herë në të kaluarën. Por, siç ka thënë ministri i brendshëm i NRW-së, Ralf Jäger, kërcënimet e ekstremistëve të djathtë nuk arsyetojnë dhunën nga salafistët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) shkurtoi 83 vende pune në përpunimin e azilit në fillim të... -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën












