Shkurt.ch
Një zviceran në mesin e pengjeve të separatistëve prorusë
Ministri i jashtëm dhe presidenti i Zvicrës Didier Burkhalter, i cili është dhe shef i Misionit të OSBE-së e ka dënuar ashpër mbajtjen në arrest të vëzhguesve
Në mesin e katër pengjeve, vëzhgues të OSBE-së që janë duke u mbajtur nën dhunën e rebelëve prorusë në Ukrainë, ndodhet edhe një zviceran.
“Ne i kemi arrestuar ata. Do të sqarojmë se kush janë, ku ishin duke shkuar dhe arsyen dhe pastaj do t`i lirojmë” ka thënë për agjencinë ruse të informimit interfax kryebashkiaku i qytetit Slawjansk, i njohur si bastion i separatizmit, Wjatscheslaw Ponomarjow.
OSBE kishte humbur të hënën kontaktin me vëzhguesit e saj, që vijnë nga Zvicra, Estonia, Danimarka dhe Turqia.
Ponomarjow ka thënë se të gjithë vëzhguesit janë mirë me shëndet. “Ne u kemi thënë atyre që njëherë për një herë të mos udhëtojnë askund por këta katër u treguan më të guximshëm në synimin e tyre. Natyrisht, ata u arrestuan”.
Ministri i jashtëm dhe presidenti i Zvicrës Didier Burkhalter, i cili është dhe shef i Misionit të OSBE-së e ka dënuar ashpër mbajtjen në arrest të vëzhguesve. “Ky është një sabotim i përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar Ukrainën që të tejkalojë krizën. Mbajtja peng e tyre nuk mund të tolerohet. Ajo e minon punën e rëndësishme të misionit vëzhgues”, ka thënë Burkhalter.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












