Kosova
Një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit kapet duke vjedhur në një dyqan në Bruksel
Një zyrtare e lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është kapur duke vjedhur në një nga qendrat tregtare në Bruksel.
JeNjë zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit, është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel gjatë javës.
Policia belge është përfshirë në skandal, e ministri Shyqiri Bytyqi e ka suspenduar menjëherë zyrtaren.
Kryeqendra evropiane, Brukseli, është destinacioni më i shpeshtë i vizitave të zyrtarëve qeveritarë, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Atje shkojnë shumë shpesh delegacione të tëra për takime zyrtare e pak turizëm.
Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka udhëhequr një delegacion të MASHT-it që ka marrë pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion.
Një zyrtare e lartë e MASHT-it, emër i njohur për redaksinë, për një moment gjatë vizitës është ndarë nga pjesa tjetër e delegacionit, raporton KTV.
Pasi që është vonuar, delegacioni është alarmuar dhe ka nisur ta kërkojë.
Kjo zyrtare në këtë kohë kishte shkuar për të bërë shopping. Në njërin prej dyqaneve në qendër të Brukselit, ajo është kapur duke vjedhur.
Sipas burimeve të KTV-së, zonja ka blerë disa gjëra në dyqan e disa të tjera i ka futur në çantë. Vlera e gjërave të vjedhura ishte 40 euro.
Lëvizjet e saj janë përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.
Sigurimi e ka pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.
Sigurimi e ka ftuar Policinë e cila e ka intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i është ribashkuar delegacionit.
Në një komunikim elektronik, ministri Shyqiri Bytyqi, i ka thënë KTV-së se zyrtarja në fjalë është suspenduar menjëherë pas rastit në pritje të informacioneve të tjera zyrtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












